Dita e dëshmorëve të kombit është mundësi reflektimi për ata që patën guximin të vihen në mbrojtje të kombit e atdheut, për ata të cilët e bën të mundshme lirinë dhe shtetin tonë.
Sot i kujtojmë dëshmorët tanë, të cilët me mund e sakrificë e ndërtuan rrugën nëpër të cilën po ecim, ndaj breza të tërë do të jenë krenar me veprat e tyre.
Ata nuk hoqën dorë nga ideja e lirisë, e mbrojtën dinjitetin tonë, na kthyen shpresën, na motivuan për shtetin, ndaj përjetë përulemi para tyre!
Dëshmorët janë bërë të tillë nga guximi, veprimet dhe rruga që kanë zgjedhur. Vepra e tyre është testament i yni për shtetin!
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët tanë! /2LONLINE/