DYLON

Presidentja Osmani ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”

Presidentja Osmani ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehë mirënjohjen e thellë për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sa herë e vizitoj kampin e ushtrisë amerikane “Bondsteel”, krahas mirëseardhjes së përzemërt, e ndiej edhe kënaqësinë e të qenit mes aleatësh e miqsh të vërtetë.

Sot pata rastin që t’ua shpreh mirënjohjen e thellë tonën për përkushtimin e ushtrisë amerikane ndaj vendit tonë. Duke shërbyer këtu, larg familjeve të tyre, në kohë pandemie, ata po dëshmojnë çdo ditë se partneriteti mes dy popujve e ushtrive tona po thellohet dita-ditës dhe se aleanca jonë qëndron në përkushtimin e përbashkët për ta garantuar paqen në rajon.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.