Presidentja Osmani ka takuar klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”

Presidentja Osmani ka takuar klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”, në ditën ndërkombëtare të vajzave.

Presidentja Osmani ka thënë se vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Vajzat në sport

Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave “Prishtina”.

Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden.

Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë.

Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim.

Krenare me vajzat tona. /2LONLINE.com/

KOMENTE