DYLON

Presidentja Osmani: Investimi në edukimin e hershëm, inovacion e teknologji- çelës për zhvillimin e talentit

Presidentja Osmani: Investimi në edukimin e hershëm, inovacion e teknologji- çelës për zhvillimin e talentit
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur fëmijët e talentuar nga BONEVET.

Presidentja Osmani ka thënë se këta fëmijë na konfirmuan se bashkëjetesa me teknologjinë tashmë është e pashmangshme, dhe se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot, në Ditën Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit kalova një pasdite të këndshme me Edrin, Lyren, Amaren, Ardin, Riga, Diten, Ninen, Rronin, Zanen, Morean – fëmijët e talentuar nga BONEVET.

Për ca çaste, ata mjeshtërisht na rikthyen në botën e fëmijërisë. Teksa i shihnim se si përmes robotikës gjallërohej imagjinata e tyre dhe kur programonin rrugën e duhur në mënyrë që të shmangin pengesat në lojë dhe të përfundojnë sfidat me sukses, e përjetuam bashkë me ta një emocion të veçantë të lirisë, ashtu siç mundet njeriu ta përjetojë vetëm gjatë fëmijërisë.

Ajo botë e pastër, ai shpirt kreativ, ai kuriozitet i jashtëzakonshëm e ngazëllim, duhet kultivuar dhe mbështetur, e këtë po e bëjnë jashtëzakonisht mirë mentorët e BONEVET. Sot këta fëmijë na konfirmuan se bashkëjetesa me teknologjinë tashmë është e pashmangshme, dhe se investimi në edukimin e hershëm dhe në inovacion e teknologji, është çelës për zhvillimin e potencialit dhe talentit të tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.