DYLON

Presidentja Osmani ia dorëzon Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping

Presidentja Osmani ia dorëzon Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, me motivacionin për kontribut për lirinë e Kosovës ia ka dorëzuar Medaljen Urdhri i Lirisë, ish-ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping.

Kjo Medalje i është akorduar z. Scharping në vitin 2004 nga ana e Presidentit Ibrahim Rugova, porse nuk i është dorëzuar asnjëherë.

EkoHigjiena

Gjatë luftës në Kosovë, më 1999, Scharping kishte përkrahur intervenimin e NATO-s, teksa në ditarin e tij “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”, ka paraqitur zhvillimet politike të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka theksuar se dekorimi i ish-ministrit gjerman përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, për të cilën ai ishte meritor.

“Siç thoshte presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, shtëpia nuk mbahet pa miq. Kjo dekoratë dëshmon se Kosova di t`i nderojë miqtë, ata që në orët e errëta të historisë i dolën në krah. Z. Scharping është njëri nga meritorët për lirinë që e gëzojmë. Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj angazhimit të tij për lirinë tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Kurse z. Scharping ka falënderuar Presidenten Osmani për dekorimin, duke theksuar se është i nderuar që kontributi i tij vlerësohet nga institucionet dhe populli i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.