DYLON

Presidentja Osmani ia dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg

Presidentja Osmani ia dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, gjatë qëndrimit të saj në Çeki, i ka dorëzuar sot Medaljen Presidenciale të Meritave, ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.

Presidentja Osmani ka thënë se me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. 

EkoHigjiena

“Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar!”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Me popullin çek na lidhë simbolika e lirisë, të cilën si rrallëherë në histori, e kultivuan presidentët Ibrahim Rugova dhe Václav Havel. Në ditët më të vështira të historisë sonë, kur regjimi gjenocidal serb kryente masakra ndaj popullit të Kosovës, Haveli me shpirt prej humanisti, e tha troç: Edhe unë jam shqiptar! 

Prandaj, në fillim të vizitës sime në Pragë, nderova kujtimin për politikanin, prijësin, humanistin dhe simbolin e lirisë, Václav Havel. Liderët si Haveli meritojnë kujtimin e përhershëm, sepse nuk i takojnë vetëm një kombi! 

Kosova në Çeki kishte e ka edhe shumë miq të tjerë. Nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin e ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, z. Karel Schwarzenberg që nga vitet e tetëdhjeta kur ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia. 

Prandaj, i dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falenderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tonë./2LONLINE/