DYLON

Presidentja Osmani: Fëmijët tanë po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit

Presidentja Osmani: Fëmijët tanë po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar JCoders.

Presidentja Osmani ka thënë se fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. 

EkoHigjiena

“Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Statusi i plotë i Presidentes Osmani:

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, s’ke se si të mos e vizitosh një startup siç është JCoders. 

Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit.

Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.