DYLON

Presidentja Osmani: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

Presidentja Osmani: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehë konsideratën e saj për mediat profesionale e të guximshme.

“Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë”, ka thënë Presidentja. 

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.