DYLON

Presidentja Osmani e priti senatoren Joni Ernst

Presidentja Osmani e priti senatoren Joni Ernst
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me senatoren e Iowa-s në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Joni Ernst, me të cilën bisedoi për raportet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe bashkëpunimin po kaq të shkëlqyer të cilin Kosova e ka me shtetin e Iowa-s.

Presidentja Osmani e falënderoi senatoren Ernst për kontributin e saj në promovimin e shtetësisë së Kosovës dhe u shpreh shumë e lumtur që dy vendet tona po e thellojnë dita-ditës bashkëpunimin në shumë fusha.

EkoHigjiena

“Përkrahja që shteti i Iowa-s, Garda Nacionale e këtij shteti i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës është e jashtëzakonshme”, tha Presidentja Osmani. “Falë mbështetjes suaj, FSK-ja sot po shndërrohet në forcë të armatosur, të përgatitur profesionalisht, e gatshme për t’i shërbyer ruajtjes së paqes”.

Sipas saj, se partneriteti të cilin dy vendet tona e kanë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin e përbashkët për demokraci po thellohet vazhdimisht dhe ne presim që ai të zgjerohet në shumë fusha.

“22 vjet më parë ushtarët tuaj i shpëtuan jetët tona. 22 vjet më pas ne shohim mundësi të reja për ta thelluar edhe më tej partneritetin ndërmjet vendeve tona, duke investuar në bujqësi, arsim, ekonomi e në fusha të tjera”, tha Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani i kërkoi senators Ernst ndihmën e SHBA-ve për anëtarësim të Kosovës në NATO, ngaqë ky është synim yni strategjik.

Senatroja Ernst, ndërkaq, u shpreh e lumtur që po rikthehej në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ajo theksoi po ashtu se ndihet tejet e lumtur me zhvillimin profesional të FSK-së dhe transformimin e saj në forcë të aftë për t’i shërbyer paqes në rajon dhe në botë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.