DYLON

Presidentja Osmani e bindur që vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira

Presidentja Osmani e bindur që vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira
Avatar photo Redaksia

Në prag të lojërave olimpike “Tokio 2020”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Osmani e falënderoi kryetarin Krasniqi për vizitën dhe u uroi sukses pjesëmarrësve të Kosovës në lojërat olimpike.

EkoHigjiena

Ajo i vlerësoi përgatitjet e KOK-ut për pjesëmarrje në këto lojëra dhe u shpreh e bindur se vajzat dhe djemtë e ekipit olimpik do të arrijnë rezultate të mira, duke e lartësuar emrin e tyre, por edhe emrin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi e njoftoi Presidenten Osmani me përgatitjet që po i bën KOK-u për pjesëmarrje në këto lojëra, si dhe me përgatitjet e ekipit olimpik të Kosovës. Ai e falënderoi presidenten për përkrahjen e vazhdueshme të saj dhe të institucionit që ajo e drejton për ekipin olimpik të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.