DYLON

Presidentja Osmani do të qëndrojë sot në Gjilan

Presidentja Osmani do të qëndrojë sot në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot fillon ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me këtë rast do të qëndrojë në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it, pastaj  do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitojë disa biznese, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.