DYLON

Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari vizitojnë pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 25”

Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari vizitojnë pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin “Defender Europe 25”
Avatar photo Redaksia

Me rastin e fillimit të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25), Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, Kontrollën e Lartë të Ushtrimit dhe Kampin Taktik.

Gjatë vizitës, ata u informuan nga afër për rolin dhe kontributin e FSK-së në kuadër të DE25, si dhe për nivelin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Në përmbyllje, Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari përgëzuan pjesëtarët e FSK-së dhe ushtarakët aleatë për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar, duke e vlerësuar ushtrimin si një mundësi të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe gatishmërisë operacionale të FSK-së. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.