DYLON

Presidentja Osmani dekoron Gardën Kombëtare të IOWA-s me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja Osmani dekoron Gardën Kombëtare të IOWA-s me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, ka dekoruar Gardën Kombëtare të IOWA-s, me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në emër të Gardës, medalja i është dhuruar komandantit të Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.  

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka falënderuar Gardën Kombëtare të IOWA-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së, duke e konsideruar këtë proces  vazhdimësi të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me aleatin e përhershëm të Kosovës, SHBA-të. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane. Sipas Presidentes Osmani, pjesëmarrja e FSK-së në misionin e paqeruajtës u bë e mundshme në saje të ftesës nga Komanda Qendrore, ndaj aktualisht pjesëtarë të saj ndodhen në një mision paqeruajtës krahas ushtarëve amerikanë në Kuvajt. 

“FSK-ja, po zhvillohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tone”, ka theksuar Presidentja Osmani. Ajo ka shfaqur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet të dy ushtrive në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.