DYLON

Presidentja Osmani: Darka e Lamës është festë e falënderimit dhe mirënjohjes

Presidentja Osmani: Darka e Lamës është festë e falënderimit dhe mirënjohjes
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë u mbajt Darka tradicionale e Lamës, në prani të ambasadorëve të vendeve mike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të jetës shoqërore.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Osmani theksoi se toka është rrënja që mban çdo komb të bashkuar dhe dëshmia më e qartë se puna dhe përkushtimi sjellin begatinë dhe suksesin. Presidentja Osmani kujtoi se kjo Darkë është nismë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe njëkohësisht shprehje e urtësisë së tij se kombi forcohet me punë, dije dhe dashuri ndaj tokës që na ushqen.

EkoHigjiena

Më tej, Presidentja Osmani vuri në pah sukseset e prodhimeve vendore që tashmë njihen edhe jashtë Kosovës, si ajvari i grave të Krushës, verërat e Rahovecit e Suharekës, si dhe rrushi, mjalti, frutat, çajrat, e shumë produkte të tjera, duke theksuar se këto produkte nuk janë vetëm mallra ekonomike, por edhe tregim i punës, pasionit dhe përkushtimit të njerëzve të Kosovës.

Në përmbyllje, Presidentja theksoi se Darka e Lamës është më shumë se një festë e bereqetit është një moment reflektimi dhe falënderimi për punën, bashkimin dhe shpirtin e mirënjohjes që e karakterizon popullin e Kosovës.

Ajo shprehi mirënjohje për aleatët që qëndruan gjithnjë pranë nesh, për institucionet e sigurisë që mbrojnë sovranitetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, për punonjësit shëndetësor e arsimor, organizatat e të drejtave të njeriut dhe shume përfaqësues të tjerë të cilët u mblodhën për ta festuar këtë traditë të lashtë të popullit tonë.

“Darka e Lamës është një festë e mirënjohjes ndaj: punëtorit, fermerit, ndaj begatisë, ndaj natyrës që na fal, dhe ndaj Zotit që na jep bekim. Është moment për të kujtuar se fuqia e një kombi nuk matet vetëm me numrat në ekonomi, por me lidhjen shpirtërore që ai ka me tokën e vet dhe me traditën”, ka theksuar Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.