DYLON

Presidentja Osmani: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

Presidentja Osmani: Beteja për dije nuk përfundon kurrë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar vitin e ri shkollor.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka theksuar Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.