Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas vdekjes së ish-diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.
Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i misionit të SHBA-së në Kosovë, ka ndërruar jetë.
Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. /2LONLINE/