DYLON

Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë!

Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë!
Avatar photo Redaksia

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!  Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, ka shkruar në profilin e saj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

24 Marsi, dita kur liria mori krahë!

Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!

Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.