DYLON

Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës
Avatar photo Redaksia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se 2 Korriku i vitit 1990 është dita kur u hodhën themelet e Republikës.

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.

EkoHigjiena

Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.

Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, ka thene Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.