Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kanë vizituar shkollën “8 Marsi”, në Pejë si dhe ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes:
Sot, së bashku me kryetarin Gazmend Muhaxheri, kaluam 1 qershorin me fëmijët e shkollës “8 Marsi”, në Pejë si dhe tek ekspozita e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë.
Për buzëqeshjet më të dëlira, mendjet më të bukura, e dashuritë më të mëdha – për fëmijët e vendit tonë, urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Gëzimi që përjetoni sot u shtoftë në çdo ditë të jetës suaj. Fuqizimi, edukimi, shëndeti e mirëqenia juaj janë përkushtimi ynë i përditshëm. Sepse, vetëm kur të gjithë ju të jeni mirë, do të jetë më mirë e gjithë shoqëria si dhe vendi ynë.
Ju përqafoj me shumë dashuri! /2LONLINE/