DYLON

Presidentja me propozim konkret brenda 48 orësh

Avatar photo Redaksia

Presidentja, Atifete Jahjaga, ju ka thënë liderëve të partive që ka takuar deri më tani se do të dalë me një propozim konkret për dalje nga kriza politike brenda 48 orësh.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i Listës Srpska, Aleksandër Jabllanoviq i cili ka thënë se Lista Serbe do ta votonte kandidatin e PDK-së nëse kjo e fundit arrin t’i ketë 52 vota tjera.

EkoHigjiena

Me këtë ata kanë thënë se në këtë rast edhe 9 votat e Listës Serbe do të ishin pro këtij kandidati, për ta bërë të mundur zgjedhjen e kryetarit.

Lideri përfaqësues i deputetëve të Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë se, ata janë për zgjidhje të ngërçit dhe nuk do të paraqesin pengesë për këtë. Sipas tij nëse PDK arrin t’i sigurojë 52 vota tjera, edhe 9 të Listës Serbe do të shkojnë për ta.

Ai ka vlerësuar iniciativën e presidentes për nxjerrje të vendit nga ngërçi politik.