DYLON

Presidentja kroate: Do ta mbështesim Republikën e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

EkoHigjiena

Ministri Haki Demolli e ka falënderuar presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.

Nga ana e saj, presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ritheksuar se Republika e Kroacisë do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën e saj dhe në aspiratën e saj për integrime euro-atlantike, si dhe për proceset e ardhshme të reformave.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.