DYLON

Presidentja Jahjaga vlerësoi partneritetin që Kosova ka me bashkësinë ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim nënsekretarin e OKB-së për misione paqësore, z. Hervé Ladsous, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit, dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e një klime të mirë e të sigurt të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja. E mërkurë, 20 maj 2015

Presidentja Jahjaga vlerësoi partneritetin që Kosova ka me bashkësinë ndërkombëtare, duke theksuar se vendi është një rrëfim i përbashkët i suksesit i popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj dhe i bashkësisë ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon praninë e saj ndërkombëtare, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon dhe promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo tha se është me rëndësi pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare posaçërisht në BE dhe OKB.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga e njoftoi zëvendëssekretarin e OKB-së për misione paqësore, z. Hervé Ladsous me përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Duke folur për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që të zbatojë vendimet e marra me shumicë votash të Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale, sepse kështu do të përmbyllte një kapitull të rëndë, që nuk gjykon luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Duke folur për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe angazhimin e mëtutjeshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ajo tha se Republika e Serbisë duhet të heq dorë nga mbështetja e mëtutjeshme e strukturave ilegale në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe të ndihmojë që qytetarët e komunitetit serb të integrohen në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës.

Nënsekretari i OKB-së për misione paqësore z. Hervé Ladsous i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.