DYLON

Presidentja Jahjaga uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në urim e Jahjagës thuhet:

Të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me dëshirat për agjërim të lehtë.

EkoHigjiena

Ky është muaji kur, përmes lutjeve dhe agjërimit, tregohet devotshmëria dhe njëkohësisht edhe përkushtimi për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit dhe për të treguar zemërgjerësinë. Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon edhe vetë feja Islame.

Ky muaj na bën bashkë në përpjekjet tona për të qenë të drejtë dhe solidarë, për të krijuar mirëkuptimin e dashurinë ndërmjet njerëzve dhe në një kohë të sfidimeve i bën bashkë të gjithë njerëzit në përpjekjen për të ndërtuar paqen dhe mirëbesimin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.