DYLON

Presidentja Jahjaga u takua me Mbretin Abdullah II të Jordanisë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju Jork me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë. E hënë, 28 shtator 2015

Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah biseduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke vlerësuar ndihmën e Jordanisë si një ndër partneritet më të rëndësishme të Kosovës në Lindjen e Mesme. Presidentja Jahjaga kërkoi ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO.

Në këtë takim, Presidentja Jahjaga gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste. Presidentja vlerësoi se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se ndihma e Jordanisë për Kosovën do të vazhdojë dhe Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.