DYLON

Presidentja Jahjaga takon Thomas Yazdgerdi

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, prit në takim Drejtorin e Departamentit amerikan të Shtetit të Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore, zotëri Thomas Yazdgerdi, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.E enjte, 02 korrik 2015

Presidentja Jahjaga falënderoi z. Yazdgerdi për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe realizimin e aspiratave euroatlantike për popullin e Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e paluhatur në orientimin e saj që të jetë një partnere e fuqishme e Shteteve të Bashkuara dhe krenare me partneritetin dhe të arriturat e përbashkëta të deritanishme të kësaj miqësie.

EkoHigjiena

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Presidentja Jahjaga theksoi se pret nga institucionet e vendit që të gjejnë mënyrën e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare, në respektim të vendimit të Kuvendit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga gjithashtu vlerësoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është me rëndësi për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet dy vendeve, por theksoi se rëndësi të veçantë ka zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.