Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, zotëri Ramadan Zejnullahu nga i cili u njoftua për procesin e reformave të ndërmarra në këtë institucion të lartë arsimor dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.E premte, 04 shtator 2015
Presidentja Jahjaga përgëzoi rektorin Zejnullahu dhe shprehu përkrahjen e saj për dinamikën e reformave për të ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe për qasjen parimore që synon përmirësimin e gjendjes kadrovike në këtë institucion dhe ruajtjen e autonomisë së tij.
Presidentja Jahjaga theksoi se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë shtylla kryesore e rigjenerimit të vlerave të shoqërisë tonë, që siguron ndërtimin e vazhdueshëm të kapacitetit profesional dhe që garanton përmirësimin dhe rimëkëmbjen e vendit.