DYLON

Presidentja Jahjaga takohet me zëvendëspresidenten e MCC-së

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Uashington nga znj. Beth Tritter, zëvendëspresidente e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), agjenci e pavarur amerikane e asistencës së jashtme, e themeluar nga Kongresi amerikan në vitin 2004.

Presidentja Jahjaga dhe zëvendëspresidentja Tritter diskutuan për mundësinë që Kosova të përfitojë nga asistenca e MCC-së.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga e njoftoi zonjën Tritter se që nga muaji shkurt i këtij viti Zyra e Presidentes ka marrë përsipër bashkërendimin e institucioneve vendore, organizatave ndërkombëtare dhe Ambasadës së Kosovës në Uashington, ku është bërë një punë e konsiderueshme për të përmirësuar indikatorët e politikave të kërkuar nga MCC. Presidentja Jahjaga shprehu besimin që progresi i deritanishëm do të reflektojë pozitivisht në përzgjedhjen e Kosovës për të përfituar nga asistenca e MCC-së.

Zëvendëspresidentja Tritter e falënderoi Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj personal për të arritur partneritetin ndërmjet Kosovës dhe MCC-së. Ajo theksoi se është jashtëzakonisht e kënaqur me nivelin e bashkëpunimit që MCC ka pasur me ekipin kosovar këtë vit dhe progresin që është arritur përbrenda një kohe shumë të shkurtër në përmirësimin e indikatorëve. Zëvendëspresidentja Tritter njoftoi Presidenten që rezultatet e shteteve kandidate do të publikohen në fund te tetorit dhe vendimi final për themelimin e partneritetit merret nga Bordi i kësaj agjencie në dhjetor të këtij viti.

Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) që prej themelimit të saj ka mbështetur reformat në shumë shtete në tranzicion me dhjetëra milion dollarë grante. Përzgjedhja e vendeve për të përfituar nga asistenca e MCC-së bazohet në një procedurë strikte dhe inovative të performancës së shteteve në 20 tregues të ndryshëm politikash, si: qeverisja e mirë, liria ekonomike dhe investimi në qytetarë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.