DYLON

Presidentja Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, zotëri Jens Stoltenberg në vizitën e tij të parë në Republikën e Kosovës, me të cilin diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe orientimin strategjik të Kosovës për t’u anëtarësuar në aleancën veriatlantike.E premte, 23 janar 2015

Presidentja Jahjaga e falënderoi Sekretarin Stoltenberg për kontributin e NATO-s dhe forcës së saj paqeruajtëse, KFOR-it, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, të nevojshëm për të krijuar kushtet për ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Presidentja Jahjaga po ashtu falënderoi shtetet anëtare të NATO-s dhe partnerët për përkushtimin e tyre parimor që prania e forcave të tyre paqeruajtëse në Kosovë të mos jetë e kufizuar nga një afat kohor, por të rregullohet në bazë të përparimit të bërë në vend.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës dhe NATO-ja duhet të punojnë në partneritet të plotë drejt synimit strategjik që Kosova të zhvillojë forcat e saj në përputhje me standardet e NATO-s dhe vizionin që Kosova të anëtarësohet në aleancë, si vlerë e shtuar për sigurinë rajonale dhe globale, dhe nevojën që ky partneritet të shndërrohet në marrëdhënie kontraktuale mes Kosovës dhe NATO-s.

Presidentja e njoftoi Sekretarin Stoltenberg me konkluzat e procesit të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe vendimin e institucioneve të Kosovës për të filluar transformimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, një forcë mbrojtëse, dizajni i të cilës është përcaktuar në përputhje me interesat strategjik, sigurinë kombëtare, nevojat dhe resurset e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga po ashtu njoftoi Sekretarin Stoltenberg për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të vazhduar dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të hapur perspektivën e tyre evropiane, dhe për angazhimin e vazhdueshëm të mekanizmave të sigurisë së Republikës së Kosovës që të përballen me kërcënimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në vend.

Sekretari Stoltenberg theksoi se NATO-ja mbetet e përkushtuar të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe se prania e forcave paqeruajtëse në Kosovë është garantues i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor që ndihmon zhvillimet politike dhe dialogun mes shteteve të rajonit.

Ai po ashtu theksoi se NATO-ja do të vazhdojë angazhimin për ndërtimin e kapacitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përshëndeti angazhimin institucional në Kosovë në aspektin e sigurisë dhe atë ligjor për të parandaluar individë nga Kosova që t’iu bashkëngjiten kauzave terroriste në Siri dhe Irak.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.