DYLON

Presidentja Jahjaga priti në takim përfaqësues të shoqërisë civile

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, Ismet Krasniqi nga KDI, Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED, Petrit Zogaj nga FOL, Edita Mustafa nga KDI, Veton Mujaj nga Syri i Vizionit dhe Fatmir Curri nga KCSF përgëzuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj kushtetues për të lehtësuar dialogun politik me partitë politike parlamentare të Kosovës në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend duke theksuar se thirrja e Presidentes për dialog politik është e vetmja mundësi për të tejkaluar zhvillimet e fundit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.