DYLON

Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadorin Johann Brieger

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Johann Brieger. Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Brieger për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Austrisë i kanë ofruar qytetareve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Johann Brieger, shprehu mirënjohjen për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj për ndërtimin e urave të fuqishme të bashkëpunimit dhe të miqësisë. Ai theksoi vendosmërinë e Republikës së Austrisë për të mbështetur përparimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.