DYLON

Presidentja Jahjaga priti ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Nasip Naço

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, z.Nasip Naço.E martë, 03 shkurt 2015

Presidentja Jahjaga dhe ministri Naço e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë dhe theksuan nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në përgjithësi ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga tha se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit si dhe luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit. Ajo theksoi se suksesi në këtë fushë do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të vendit si dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, z.Nasip Naço vlerësoi reformat që i kanë bërë institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.