DYLON

Presidentja Jahjaga priti ministrat Hyseni, Kuçi e Çollaku

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku për t’i bashkërenduar veprimet ndërinstitucionale në përmbushjen e rekomandimeve të mbetura në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe ministrat Hyseni, Kuçi dhe Çollaku u pajtuan për dinamikën e zbatimit të të gjitha rekomandimeve të mbetura për liberalizimin e vizave deri në qershor.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga së shpejti do të ftojë takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ku do të diskutohen dhe vlerësohen hapat e përbashkët në përmbylljen me sukses të këtij procesi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.