DYLON

Presidentja Jahjaga priti kreun e FHK-së

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim një delegacion të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të kryesuar nga presidenti i Federatës, Eugen Saraçini.

Delegacioni i FHK-së e njoftoi presidenten Jahjaga për aktivitetin e Federatës dhe Saraçini prezantoi të arriturat e deritashme duke theksuar se Federata e Hendbollit të Kosovës, është pranuar si anëtare e barabartë e Federatës Evropiane të Hendbollit dhe njëkohësisht edhe e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Saraçini tha se hendbolli i Kosovës ka bërë një hap të madh në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së institucioneve të vendit në këtë drejtim.

EkoHigjiena

Delegacioni e informoi presidenten edhe për aktivitetet dhe angazhimet e FHK-së në të ardhmen.

Presidentja Jahjaga duke e përgëzuar Federatën e Hendbollit të Kosovës për suksesin e arritur tha se ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës, në përgjithësi ndihmon të rinjtë e të rejat e Kosovës, që të përfaqësojnë vendin e tyre në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu edhe të bëhen pjesë e barabartë në çdo fushë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë.

Ajo tha se Kosova po bën përpjekje të vazhdueshme që të bëhet anëtare e plotë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare si shtet kontribuues për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme.

Ajo tha se institucionet e Kosovës janë fuqishëm të angazhuara për të mbështetur aktivitetet e çdo fushe, qoftë të sportit, kulturës e artit si dhe i vlerësoj lartë të gjitha të arriturat në skenën ndërkombëtare.

Delegacioni i FHK-së në fund të takimit i dhuroi Presidentes Jahjaga flamurin e kësaj Federate dhe një monografi të Hendbollit të Kosovës, që përmbledhë aktivitetin 60-vjeçar të këtij sporti në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.