DYLON

Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e re të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonjën Marija Kapitanović, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetareve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonja Marija Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.