Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka ndarë mirënjohje për Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës, Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Ekipin e filmit “Tri Dritare dhe Një Varje”, për artisten Eliza Hoxha, për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e statusit të viktimave të dhunës seksualë gjatë luftës në kuadër të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Duke ju shprehur falënderimin e sinqertë për angazhimin e tyre, Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e përkushtimit të mëtejshëm shoqëror dhe institucional për ngritjen e vetëdijes shoqërore për krimin e luftës të dhunës seksuale të përdor në Kosovë gjatë luftës dhe mbi të gjitha për nevojën e garantimit të të gjitha të drejtave të parapara me ligjet e vendit.