Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit Obama
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Obama ka bërë pritje për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Jahjaga ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook me presidentin e ShBA-ve, Barak Obama, dhe gruan e tij Michelle Obama.
Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në sesionin e 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka zhvilluar takime me homologë të vendeve të ndryshme duke shfaqur të arriturat e Kosovës dhe kërkuar mbështetje të vendeve përkatëse, si dhe njohje të Republikës së Kosovës nga disa vende që ende nuk e kanë bërë.
