DYLON

Presidentja Jahjaga mirëpriti Raportin e Progresit për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pranoi sot nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, Raportin e Progresit për vitin 2014 dhe Strategjinë e Zgjerimit të BE-së të miratuar nga Komisioni Evropian, që vlerëson përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës drejt integrimit evropian.

Presidentja Jahjaga mirëpriti Raportin e Progresit për Kosovën, duke theksuar se ky raport vlerëson njohjen e përparimit të arritur të Kosovës në përmbushjen e reformave evropiane në vitin e fundit. Njëkohësisht, Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e përkushtuar që sfidat e identifikuara në raport të adresohen me seriozitetin më të lartë nga të gjitha institucionet e Kosovës.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja me urgjencë duhet të jetësojnë përkushtimin për reforma dhe të adresojnë mangësitë e identifikuara nga ky raport.

Ajo gjithashtu mirëpriti gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar Kosovën në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në dhe për të intensifikuar dialogun me Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, që udhëhiqet nga Presidentja e Kosovës.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zhbogar, vlerësoi se Raporti i Progresit është një raport pozitiv që vlerëson përmbylljen e suksesshme të procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, progresin e deritanishëm në adresimin e kritereve për liberalizim të vizave, bashkëpunimin me EULEX-in dhe zotimin për krijimin e Gjykatës Speciale, përparimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe procesin zgjedhor në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.