DYLON

Presidentja Jahjaga kërkon zbardhjen e të vërtetës në rastin ‘Kleçka’

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, si dhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga në bisedë me Meucci u interesua veçanërisht për rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj dhe vënien e drejtësisë në vend në këtë rast.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi se përgjegjësitë e saj kushtetuese nuk mundësojnë dhe nuk e lejojnë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë plotësisht i paanshëm politikisht dhe profesional, por theksoi se zbardhja e të vërtetës do të ndihmonte drejtësinë dhe do të ulte tensionet e mundshme në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova duhet të ndërtohet mbi parimet e një shteti të së drejtës, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara drejtësisë dhe ku sundon ligji dhe rendi, që ndihmon në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.