Presidentja Jahjaga ka opsione për krijimin e institucioneve!
Shkruan: Faik KRASNIQI
(2L ONLINE) – Tani kur ngërçi politik është betonizuar, dhe kur gjithçka ka filluar të paralizohet në jetën institucionale, politike, ekonomike e shoqërore, mundësia e fundit për zgjidhjen e këtij ngërçi si duket i ka mbetur presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Pavarësisht se ajo i ka ftuar në disa takime liderët e partive politike, rezultati ka mbetur ende i njëjtë, pa patur ndonjë lëvizje nga të dy krahët politik. PDK-ja vazhdon të këmbëngulë në të drejtën e saj, pasiqë këtë të drejt ja ka dhënë ”filiali” i saj juridik Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, por që PDK-ja vazhdon të mos i ketë numrat, dhe dy kandidaturat e saj për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, u dogjën.
Po njëjtë dhe me plotë të drejtë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet as koalicioni LVAN, të cilët e kanë armën kryesore, numrat në Kuvendin e Kosovës, që mund ta zgjedhin edhe kryetarin e Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë. Presidentja nuk guxon të bie pre e presionit dhe kërcënimeve të PDK-së.
Presidentja Jahjaga është mëse e vetëdijshme- se Kosova s’mund të ngelet pa krijimin e institucioneve të reja, por as të shkojmë prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për hir të kryeneqësisë së një partie dhe një Gjykate Kushtetuese që është shndërruar në një ”filial” juridik të PDK-së. Kështu që ”topi” është tek Presidentja dhe ajo duhet ta dëshmojë veten para qytetarëve të Kosovës, se është në shërbim të interesave të tyre dhe shtetit, e jo në shërbim të PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Si e para e vendit, tash i takon asaj ta zgjidh sa më parë këtë të ashtuquajtur ”ngërç” apo bllokadë institucionale. Presidentja Jahjaga për momentin është përballë dy opsioneve, opsione që do të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e bllokadës politike.
Ajo mundet lehtësisht ta zgjedh bllokadën institucionale. Opsioni i parë, t’i bëj me dije PDK-së se janë pakicë në Kuvendin e Kosovës. Opsioni i dytë, t’i thërras dy koalicionet- koalicionin LVAN që ka shumicën në Kuvend dhe koalicionin e PDK-së – t’ju kërkoj emrat e kandidatëve për kryetar Kuvendi dhe kandidatëve për kryeministër.
Pastaj, cilido kandidat nga këto dy koalicione merrë shumicën në Kuvend dhe zgjedh kryetarin e Kuvendit, Presidentja ta mandatoj për formimin e Qeverisë. Tash është në dorën e Presidentes Jahjaga se – a do të veprojë me arsye për ta zgjidhur këtë bllokadë institucionale, të shkaktuar nga PDK-ja, Gjykata Kushtetuese, por edhe nga vetë ajo, apo do të vazhdojë të jetë akoma një vegël e PDK-së.
Tek e fundit edhe është obligim i saj Kushtetues si e para e vendit, që ajo ta zgjidh këtë bllokadë institucionale dhe sa më shpejt t’i krijojmë institucionet e reja. /2L ONLINE/
