DYLON

Presidentja Jahjaga i thotë po ligjit që ndalon pjesëmarrjen në luftëra

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 12 mars 2015.

Presidentja Jahjaga thekson se Kosova është një vend i traditës së gjatë të tolerancës dhe i respektimit të diversitetit kulturor e fetar, me synime të qarta që të bëhet pjesë e botës së zhvilluar, të përparuar dhe demokratike.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga thekson se të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend po bëjnë punën e tyre në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ligji i nënshkruar, që është votuar në Kuvendin e Kosovës, do të ndikojë në këtë parandalim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.