DYLON

Presidentja Jahjaga: Gjykata Speciale s’e cenon rendin kushtetues

Avatar photo Redaksia

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale. Jahjaga në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet e vendore.

“Do të cenohej në rast se do të lejohej që një tjetër instancë ta krijonte Gjykatën Speciale, duke injoruar institucionet e vendit dhe duke funksionuar jashtë sistemit juridik të vendit”, është shprehur Jahjaga, duke shtuar se Gjykata Speciale do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe me pastërtinë e luftës dhe të UÇK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.