DYLON

Presidentja Jahjaga fton komunitetin rom që të jenë më aktiv

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, u ka kërkuar sot komuniteti rom që të jenë më aktiv dhe të shprehin kërkesat e tyre dhe nevojat përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, u ka kërkuar sot komuniteti rom që të jenë më aktiv dhe të shprehin kërkesat e tyre dhe nevojat përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete, këshill ky që udhëhiqet nga vetë presidentja Jahjaga.

Këtë, ajo ua tha gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, që udhëhiqej nga Kujtim Paçaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të partisë politike rome dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në Ditën Memoriale të Romëve në Kosovë.

EkoHigjiena

Takimi i delegacionit të komunitetit rom me Presidenten u bë edhe në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Në një komunikatë për media që ka ardhë nga presidenca, thuhet se presidentja Jahjaga i uroi përfaqësuesit e komunitetit rom për Ditën Memoriale të Romëve duke theksuar vlerën e shoqërisë së Kosovës në respektim të diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Jahjaga citohet të ketë thënë se është me shumë rëndësi integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin rom, në shoqërinë dhe institucionet e vendit, por theksoi se përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ofrimi i perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim, është përparësi e punës së institucioneve të vendit.

Në anën tjetër përfaqësuesit e komunitetit rom e falënderuan presidenten Jahjaga për urimet për Ditën e Romëve dhe për pritjen në këtë ditë të shënuar për ta dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së institucioneve të vendit për komunitetin rom.

Ata theksuan nevojën që ky komunitet ka në fushën e arsimit dhe edukimit dhe në gjithashtu edhe në ofrimin e kushteve për punësim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.