DYLON

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e z. Farid Zarif

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, z. Farid Zarif.E mërkurë, 26 gusht 2015

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e z. Zarif dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin e OKB-së dhe angazhimin e organizatës botërore në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit e mirëkuptimit kudo në botë dhe angazhimin e saj në zgjidhjen e situatave të krizës.

Duke folur për të arriturat e Kosovës, presidentja Jahjaga tha se vendi po konsolidohet ndërkombëtarisht dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në OKB.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, z. Farid Zarif e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin dhe çmoi lart lidershipin e saj dhe rolin që ka luajtur si faktor uniteti në vend. Ai i vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për punën e institucioneve dhe për popullin e Kosovës.