DYLON

Presidentja Jahjaga e gatshme për ndërhyrje

Avatar photo Redaksia

Presidentja Atifete Jahjaga pritet të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit politik, në rast se dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në seancën e së enjtes. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu, transmeton Tribuna.

Presidentja, sipas tij, do të luajë rolin e saj kushtetuese në lehtësimin dhe diskutimin në mes të forcave politike. Megjithatë, ai thotë se nuk duhet të paragjykohet asnjë situatë, por duhet t’u lihet deputetëve të Kuvendit që të gjejnë zgjidhje bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në respektimin e kushtetutës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.