DYLON

Presidentja Jahjaga bëri homazhe para varrit të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe para varrit të ish-Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Ajo gjithashtu vizitoi familjen Rugova, ku u prit nga familjarët.

“Në këtë dhjetëvjetor të vdekjes, kam ardhur të bëj nderime pranë varrit të liderit dhe të udhëheqësit të parë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Presidentja Jahjaga.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.