DYLON

Presidentja ia merr dekoratën Aziz Salihut, pasi ky e grisi!

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vendosur që të revokojë dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” dhënë sportistit Aziz Salihu. Një vendim të tillë presidentja e ka marrë, pasi ish-boksieri i njohur kosovar, e ka shqyer atë para mediave si shenjë revolte për mospërkrahje nga ana e shtetit.

Për revokimin e dekoratës presidentja është bazuar në nenin 14, paragrafi 1 dhe 4 i Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës në të cilin thuhet: Të dekoruarit mund t’i revokohet Dekorata nëse vepron në kundërshtim me rendin publik, moralin dhe kryen vepra të tjera që e bëjnë të padenjë për bartjen e Dekoratës.

EkoHigjiena

Sipas kumtesës së lëshuar nga presidenca me dekoratë vlerësohet veprimtaria, aktiviteti dhe puna e dalluar e një qytetari, organizate dhe institucioni për meritat në fusha të caktuara dhe Presidentja me këtë motivacion edhe e ka dekoruar zotëri Aziz Salihun. “Akti i shqyerjes së Dekoratës e bën të padenjë bartësin e saj për mbajtjen e së njëjtës. Dekorata nuk ka ndonjë shpërblim financiar apo ndonjë favor tjetër material dhe nuk mund të konsiderohet si mjet për të kërkuar përfitime materiale apo favore të tjera”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e presidencës, transmeton RTK.

Ndërkohë, Aziz Salihu ka deklaruar për media se ai e ka ndërmarr një veprim të tillë i mllefosur nga institucionet, që sipas tij nuk kanë bërë asgjë për ta ndihmuar në aspektin financiar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.