DYLON

Presidentja e vendit viziton Policinë e Kosovës në prag të Vitit të Ri

Presidentja e vendit viziton Policinë e Kosovës në prag të Vitit të Ri
Avatar photo Redaksia

Siç ju kemi njoftuar përmes një komunikate zyrtare Policia e Kosovës për vitin e ri është e angazhuar me plan konkret operativ për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme. Festat e fund vitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse ç’do vit zyrtarët e Policisë e Kosovës janë në kryerje të detyrës, duke u angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’i mbështetur dhe motivuar për punën e palodhshme, sot zyrtarët policor në stacionin policor – Qendra në Rajonin e Prishtinës i vizitoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, zonja Vjosa Osmani, thuhet tutje në njoftim.

EkoHigjiena

Në këtë vizitë Policisë së Kosovës e Para e Shtetit u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori rajonal i Prishtinës. Në pritje të Presidentes ishte edhe ministri i MPB-së z. Xhelal Sfeqla me zëvendësministrin z. Blerim Gashani.

Presidentja vizitoi edhe Drejtorinë rajonale të Policisë në Prishtinë, qendrën operative komunikuese, si dhe bashkë me ministrin e MPB-së, zëvendësministrin, drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorin rajonal, vizituan në kryeqytet edhe zyrtarët policor që po punojnë sipas planit operativ për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave dhe vitit të ri.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë disa momente me eprorët dhe zyrtarët policor në detyrë, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Me këtë rast po ashtu u shkëmbyen edhe dëshirat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.