DYLON

Presidentja e vendit priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë

Presidentja e vendit priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e  mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, Presidentja Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.