DYLON

Presidentja e Kosovës u prit nga Presidenti i Maltës

Presidentja e Kosovës u prit nga Presidenti i Maltës
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maltë është pritur në me nderime shtetërore nga Presidenti i Maltës, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE.

Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.

EkoHigjiena

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.