DYLON

Presidentja e Kosovës takoi zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë

Presidentja e Kosovës takoi zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Matjazh Shvagan.

Në takim me ta, Presidentja Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

EkoHigjiena

Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Presidentja Osmani në takim me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim. /2LONLINE/